×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti gati të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë me 18 mars

    Insajderi
    09 March 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

    Në këtë takim u diskutua për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    “Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës.”, u bë e ditur në komunikatë.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimeve me krerët e shtetit tha se ka marrë vizionin e Kosovës për zbatimin e planit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe të njëjtat ishin në kuadër të pritjeve të tij. Ai nënvizoi se pret që në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të ketë një dokument që do të nënshkruhet nga palët.

    Më 27 shkurt në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark