×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti gjeti strehim në gjoksin e Mujës, shpina e deputetit vendimtare për shpëtimin e kryeministrit

    Insajderi
    13 July 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës sot na servoi pamje të turpshme. Deputët e Partisë Demokratike u konfrontuan me deputetë dhe ministra të qeverisë Kurti.

    Përderisa kryeministri, Albin Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit për përgjimin ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, situata u tensionua, shkruan Insajderi.

    Kjo pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia vendosi Kurtit në foltore një fotografi me hundën e Pinokios. Në ato momente, deputeti i të njëjtës parti, Mërgim Lushtaku u afrua dhe e lagu me ujë Albin Kurtin si dhe Besnik Bislimi.

    Situata agravoi kur u afrua ministri Hekuran Murati dhe ministrja Albulena Haxhiu të cilat Lushtaku i shtyu. Ky i fundit nisi të shpërndante grushte në drejtim të Muratit e Bislimit teksa tentoi të arrinte Kurtin.

    Kryeministrit i doli në ndihmë mbrojtja e afërt, por deputeti i VV-së, Armend Muja nuk po iu besonte se do ta mbronin. Muja arriti shpejt në foltore i hapi krahët në mbrojtje të Kurtit.

    I gatshëm të jap edhe jetën për të, Muja në një moment ia prek qafën Kurtit. Kur arrin t’i afrohet e kap për ta larguar komplet nga përleshja.

    Pas gjithë kësaj situate, Kuvendi shkoi në dy orë pauzë, ndërkohë shumica e deputetëve po qëndrojnë brenda objektit. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark