×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i del në mbrojtje Dejona Mihalit

    Insajderi
    17 February 2023 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i ka dalë në mbrojtje anëtares së partisë nga Shqipëria, Dejona Mihali, e cila nga deputeti, Haki Abazi u akuzua për kontroll e ndikim të madh brenda VV-së.

    Përveç Mihalit, Kurti në mbrojtje i doli gjithë grupit të njohur si i Tiranës.

    Ajo ka thënë se kritika ndaj “Grupit të Tiranës” ka bazë anti-kombëtare.

    “Kritikat për ‘grupin e Tiranës’ kanë bazë anti – kombëtare. Gjithkush e ka të drejtën e angazhimit politik kudo. Kurse brenda kombit nuk është as pyetje”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Deputeti Abazi ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”

    Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.

    “Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark