×
  • Lajme
  • Lajme

    Mostrat e Deharit, Dejona Mihali, “çadra e Gadafit”- Fjalimi i plote i Abazit ne Kuvend

    Insajderi
    16 February 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, mbajti sot konferencë për media. Ai tha se urdhri për shkarkimin e tij është bërë nga kryeministri Albin Kurti dhe vendimi do të merret në Kuvendin e Kosovës.

    Ai dhe edhe disa detaje për rastin e mostrave të Astrit Deharit, deklarata që aktivizuan Prokurorinë e Kosovës.

    Abazi tha se kjo gjë është pritur pasi ka vendosur që të dalë në konferenca për shtyp dhe ka treguar për “dështimet kolosale” të Vetëvendosjes në dy vite qeverisje.

    “Nuk është krejt e papritur kjo. Unë jam këtu për të dhënë urdhër që është dhënë urdhër për shkarkimin tim nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anëtar të Komisionit -për stabilizim asocim me BE-në” – tha Abazi.

    Derisa, shtoi se nuk do të largohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së që të bashkohet me parti të tjera.

    “Nuk do të largohem nga Grupi Parlamentar i LVV-së. E thash në fillim që nuk kam votë kundër e as dalje nga LVV-ja. Nuk kam asnjë agjendë prapa, në kuptimin që do të kem dalje në partitë e tjera. Kjo është e kotë”.

    Tutje, Abazi potencoi se nëse vendosin që ta shkarkojnë do ta respektojë vendimin.

    “Nëse deputetët e LVV-së dhe opozitës vendosin me votën që të më shkarkojnë, natyrisht që do e respektoj. Por, shkarkimi duhet të vije si rezultat i analizës së kryerjes së punës apo mospunës në Komisionin Parlamentar, e jo si rezultat i urdhrave politik”, u shpreh deputeti para mediave. 

    Abazi në konferencën për media tha se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, tha se është detyruar të protestojë për shkak të diskriminimit.

    “Shpesh herë nuk më është dhënë fjala përbrenda parlamentit dhe jam detyruar që të protestoj në forma të ndryshme që kjo të bëhet”, tha Abazi.

    Ai gjatë konferencës ka thënë se në VV ka vrasje të demokracisë së brendshme.

    Ai ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve lokale, që sipas Abazit ka lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për krytetar komunash – duke thënë se këtë ia ka thënë edhe kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

    “Zgjedhjet lokale, dështimi i Lëvizjes Vetëvendosje sidomos për kandidatët e përzgjedhur. Zgjedhjet e brendshme, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, mos lejimi i garimit të njerëzve të dëshmuar dhe lënia jahstë e aktivistëve të devetotshëm të Lëivjes Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.

    Ish-zëvendëskryemnistri gjatë Qeverisë “Kurti 1”, ka akuzuar Qeveirnë edhe për qasjen ndaj politikave të Jashtme.

    “Escobari nuk është Grenell, ai është pjesë e adminitatës Biden”, ka thënë Abazi teksa ka kritikuar Qeveriën për qasjen ndaj SHBA-ve.

    Ai gjithashtu ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”

    Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.

    “Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

    Abazi kritika ka hedhur edhe në drejtim të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilën e ka quajtur “Çadra e Gadafit”.

    “E zier brenda çadrave të Gadafit. Këtë valle e kemi pa edhe më herët, ka shkatërruar parti politike. Çadra e Gadafit ka votu edhe marrëveshje të dëmshme për interesin e Kosovës, që dikur kanë qenë kauza të VV-së”, ka thënë ai ndër të tjera.

    Në konferencën për media, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka kërkuar nga prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

    “IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ka thënë Abazi.

    Po ashtu Abazi pyeti se si është e mundur që të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti mos të thotë asnjë gjë.

    “Ne as si shoqëri, si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrimë të heshtur përball një procesi të këtillë. Të gjithë duhet ta kryejmë punën që na takon. IML-ja është e monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi se kush i ka nxjerr mostrat dhe janë zhdukur, rrjedhimisht porosia ime për Haxhiun është që të kryej punën e saj si ministre, që ka obligim si ministre para Kuvendit të Kosovës “, tha ndër të tjera Abazi.

    Lexo edhe:

    Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se Prokuroria ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit Abazi dhe se ka ftuar këtë të fundit për intervistim.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit. Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë dhe prej kamerave të sigurisë dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.

    Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.

    “Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi Abazi në konferencën e thirrur nga ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark