×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti me ministrat dhe Bulliqin shkojnë për ngushëllime te familja e Lulzim Fejzullahut

    Insajderi
    23 January 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Kurti, bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin, dhe ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë shkuar për ngushëllime te familja e Lulzim Fejzullahut i cili u rrah për vdekje.

    Përmes një njoftimi në Facebook Bulliqi ka theksuar se u ka shprehur mbështetje të plotë familjes Fejzullahu për tejkalimin e kësaj dhimbjeje.

    Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë. Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve”, shkroi Bulliqi.

    “Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark