×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti me xhipa të zinj kaloi ka rruga ku u arrestua ish-shoku i idealit

    Insajderi
    29 November 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kaluar me xhipat e zinj kah rruga ku sot u arrestua ish-shoku i tij i idealit, Dardan Molliqaj.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet e kalimit të eskortës së tij.

    @insajderiofficial #kosovo #shqipe #fyp #albinkurtikryeminister #fypシ゚viral ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Partia e Molliqajt së bashku me veteranët e UÇK-së ishin mbledhur nga ora 14:00 pranë hotelit që ndodhet në rrugën “Agim Ramadani”, për protestuar ardhjen e kryetares së Dhomës së Specializuara, Ektarina Trendafilova.

    Protesta ka eskaluar, Policia e Kosovës përveç protestueseve ka gjuajtur me gazë lotsjellës, e ka përdorur mjete të forta edhe ndaj gazetarëve. Disa prej tyre kanë përfunduar të plagosur.

    Ndërkohë në pranga kanë përfunduar 6 anëtarë të Partisë Socialdemokrate, kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark