×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE

    Insajderi
    27 August 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bledit, bashkë me liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.

    Përmes një reagimi në Twitter, Kurti ka thënë se Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    ”Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, të dielën.

    Kreu i ekzekutivit është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, takimi i parë prejse ishte anuluar takimi i përbashkët në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës.

    E në Samitin e Bledit tema kryesore do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, proces i nisur vite më parë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark