×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti ngushëllon familjet e viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri

    Insajderi
    06 February 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë për viktimat e tërmetit.

    Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

    Postimi i plotë:

    Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi.

    Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark