×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Kurti, Osmani e Konjufca listë që nuk përsëritet me dekada”? – Sejdiu, kryeministrit: Je në kufi të mendjemadhësisë

    Insajderi
    01 November 2021 - 15:47

    Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e 17 tetorit dalluan me ato të shkurtit, për shkak se në krye të listës më 14 shkurt ishin emra të ‘papërsëritur’. Po fliste për emrin e tij, të Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës.

    “Në atë listë ku presidentja, kryeparlamentari dhe unë jemi në krye, nuk mund të përsëritet ajo më me kushedi sa dekada”, kishte deklaruar Kurti në konferencën ku po shpjegonte arsyet e disfatës në zgjedhjet lokale.

    Këtë deklaratë të Kurtit, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu e cilëson si vetëvlerësim të tepruar. Apo, siç thotë ai në kufi të mendjemadhësisë.

    “Mendoj që më shumë këtu kemi një problem me vetëvlerësim, pra zotëri Kurti me këtë deklaratë sa I përket leximit tim me këtë deklaratë ose nuk e ka thënë çka ka dashtë me thënë ose nëse kjo është saktë qa ka dashtë me thënë kë një problem të madh ne vete”, ka thënë Sejdiu.

    Sipas Sejdiut, Kurti me këtë deklaratë ka hedhur poshtë punën e aktivistëve të partisë.

    “Së pari e ka një problem karshi aktivistëve të LVV-së pra krejt punën e tyre e hedh poshtë sepse I bie që ata janë të parëndësishëm përderisa nuk është Albini në krye. Pra nëse është Albini gjithçka përfundon, për mua kjo është problematike, por gjithsesi zotëri Kurti njihet për kësi deklarata që janë një çik në kufi të megalomanisë”, u shpreh ai.

    Gjatë kësaj interviste Sejdiu kritikoi Kurti duke thënë se deklaratat e tilla si bëjnë nder as atij e as VV-së e cila shquhej për modestinë.

    “Kjo nuk i bën nder figurës së tij as nuk i bënë nder LVV-së e cila për një kohë të gjatë, modestinë dhe punën e ka pasur vlerë kryesore. E kjo nuk është as modeste e që besa nuk është as e lidhur me punë – ka të bëjë me emër të përveçëm, të mjaftueshëm për me fitu zgjedhje”, ka deklaruar ish-deputeti i Kuvendit.

    Intervista e plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark