×
Insajderi / Insajderi

Kurti përgjigjet se përse u emërua njeriu i VV’së në krye të RTK’së

Insajderi
11 May 2023 - 14:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar “politizimin e pozitës së drejtorit të Radiotelevizionit publik të Kosovë” duke thënë se nuk ka pasur interes të dijë se “kush ku zgjidhet në RTK”, shkruan Insajderi.

Ai është pyetur nga aktivistja Flutura Kusari se pse nën qeverisjen e tij është politizuar kjo pozitë dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit publik, nga 16 milionë euro në 8 milionë euro.

Së pari unë nuk kam pasur as nuk kam interesim se kush ku zgjidhet në RTK. Jam i interesuar të shoh një radiotelevizion që është lider në shërbimin publik”, është përgjigjur Kurti.

Sipas tij, qeveria Kurti është larg fenomenit të punësimeve familjare e partiake. AI shtoi se as vëllezërit e as prindërit kurrë nuk kanë shkelur në kryeministri.

Asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marr ndonjë detyrë, mbase jam dhe kryeministri i parë në Kosovë që nuk ka asnjë mbiemër të punësuar- as dy vëllezërit e mi e as dy prindërit e mi nuk e kanë shkel pragun e qeverisë”, tha ai.

Emërimi i aktivistit të VV’së në këtë pozitë është kritikuar nga shoqëria civile.

Drejtori i RTK’së Rilind Gërvalla është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të kësaj partie politike.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK-së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark