×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti pret në takim shefi e OSBE-së – diskutohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit

    Insajderi
    06 November 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Micheael Davenport.

    Në këtë takim Kurti dhe Davenport kanë biseduar për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë.

    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se në takim është biseduar për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit i realizuar në Bruksel, por në veçanti është diskutuar për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë.

    “U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Ndërkohë, në takim është njoftuar se është folur edhe për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

    “Në takim u fol për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë me ç‘rast Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark