×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti takohet me Lajçakun para takimit me Vuçiqin

    Insajderi
    19 July 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më parë, Lajçak është takuar edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

    “Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

    Kështu, sot pritet që të zhvillohet takimi i dytë ndërmjet Kurtit e Vuçiqit. Takimi i parë ndodhi me 15 qershor, ku e vetmja gjë që ishin pajtuar ka qenë zhvillimi i një takimi tjetër. Që do të ndodhë sot. Divergjencat ndërmjet palës kosovare dhe serbe janë të mëdha. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për kompromis.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark