×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti takohet me përfaqësuesit e posaqëm të Norvegjisë e Sllovenisë, temë diskutimi dialogu me Serbinë

    Insajderi
    14 March 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit e  Posaqëm të Norvegjisë e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimorë, Arne Bjoernstad dhe Anzhej Frangesh, të cilët kanë qenë të shoqëruar edhe nga ambasadorët e këtyre shteteve me mision në Kosovë, Jens Groendahl dhe Minca Benedejçiq.

    Pos, tjerash pjesë e diskutimit kanë qenë edhe temat si, raporti i Kosovës me Serbinë, takimi i 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiq dhe Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Bashkëpunimi i ndërsjellët, integrimi evropian i Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e përbashkëta të kontinentit evropian ishin çështje të bashkëbisedimit. U diskutua edhe për raportet me Serbinë, për takimin e radhës të 18 marsit në Ohër, ku do të diskutohet plani i zbatimit të propozimit të BE-së për marrëveshje bazë, si dhe për pritjet nga ai takim”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

    Ndërkaq, emisarët Arne Bjoernstad dhe Anzhej Frangesh kanë ofruar mbështetjen e tyre dhe të vendeve që përfaqësojnë për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër.

    Ata theksuan rëndësinë e këtij takimi si mundësi unike për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe kontributin që ka për paqen dhe sigurinë në rajon.

    Ata po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të takojnë edhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe politikë përfshirë opozitën./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark