×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti takon kryetarët e qendrave të partisë: Për dy vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion

    Insajderi
    07 January 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë.

    Në këtë takim, VV-ja bëri të ditur se është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.

    Sipas VV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.

    “Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qendrore”, thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton klankosova.tv.

    Më tej, VV-ja paralajmëroi dinamikë më të madhe pranë komunitetit ku strukturat e tyre janë të shtrira.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark