16:25 - 16 Mars 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot Thijs Reuten, raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Eurodeputeti holandez përgëzoi Kosovën për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit.

Derisa Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj vendit për çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit të përgjithshëm evropian.

Eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane dhe të ecet përpara drejt një procesi kredibil të bazuar në meritokraci e shënim të progresit.