×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, kjo është tema për të cilën kanë diskutuar

    Insajderi
    17 March 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Shefin e  Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

    Temë diskutimi ka qenë themelimi i njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria është e përkushtuar për të marrë një hap të tillë.

    “Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Qeverisë ndaj themelimit të njësisë së përkthimit, njësi kjo e re që do të sigurojë kualitetin e përkthimeve në kuadër të Qeverisë, në të gjitha gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës. Përkthimi cilësor ndikon në qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të gjetur zgjidhjen më të mirë në shërbim të funksionalitetit të zyrës, OSBE ka prodhuar raport që do shqyrtohet nga grupi punues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    “Lidhur me këtë, Kryeministri ka potencuar që grupi punues i udhëhequr nga Komisioneri për Gjuhë, Slavisa Mladenoviq, duhet të veprojë në bazë të legjislacionit në fuqi për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, e duke marrë parasysh procesin e riorganizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark