×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti takon Solanën, flasin për situatën në Kosovë

    Insajderi
    25 November 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

    Kurti e Solana folën mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit por edhe Evropës përballë luftës ruse në Ukrainë, gjatë një vizite në muzeun kombëtar Museo Nacioanl del Prado, ku Solana është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu.

    “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

    Tutje, në njoftim thuhet se përvoja e Solanës si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është e çmueshme dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.

    Kujtojmë se Kurti është për vizitë zyrtare në Madrid ku do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark