×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kurti ua hap plagët e luftës kosovarëve- Reagime të ashpra ndaj kryeministrit për deklaratën e Ivanoviqit

    Insajderi
    23 January 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kryeministër mos shkel në gjak”, “Me gjak me atdhe nuk bëjmë kompromise, “Kryeministër dorëhiqu”, ishin disa nga thirrjet që fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së bën sot në protestën e thirrur kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

    Ata kërkuan dorëheqjen e Kurtit ose një kërkim falje nga ana e tij.

    Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha se e kanë thirr këtë protestë për të shprehur zemërimin e tyre.

    Derisa, Edona Gashi njëra ndër organizatoret tregoi për Insajderin se pse mori pjesë në këtë protestë.

    Indinjatë ndaj Kurtit shprehën edhe bashkëpjesëmarrësit në protestë.

    Pas përfundimit të protestës, të gjitha pankartat i vendosën në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark