×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila e quan Abdixhikun mizogjen e seksist por ia huq me termat

    Insajderi
    02 March 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, gjatë seancës së Kuvendit shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është përplasur me deputetin nga rradhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ia ka përmendur bashkëpunimet e saj politike me të gjitha partitë shqiptare.

    Kusari- Lila, deklaratën e Abdixhikut e ka cilësuar seksiste dhe mizogjene.

    “Sa i përketë gjuhës seksiste, mizogjene që përdorni ndaj një gruaje se s’jeni i pari, në këtë foltore e ka përdorë zoti Haradinaj, i dyti e përmendi një deputet i grupit tonë parlamentarë, i treti ju që mundoheni të bëni asocimin e një gruaje me burrat tjerë. Unë po thom veç një, kam qenë në një parti, ka qenë Aleanca Kosova e Re dhe pastaj kam qenë në partinë tjetër që e udhëheq, Alternativa. Të gjitha këto lëvizje që mundoheni t’i bëni para qytetarëve të Repulikës, ta dini e ka vetëm një qëllim, mundoheni për ta ushqy gjuhën e urrejtjes ndaj gruas në politikë. Dhe, kjo është fytyra juaj e vërtetë, që e persëritni për herë të dytë në kuvend”, kapërfunduar ajo.

    Por, asocimi i një gruaje me burra të tjerë a cilësohet mizogjeni?

    Termi mizogjeni do të thotë përballje me paragjykime, stereotipe dhe gjuhë të urrejtjes vetëm për faktin se individi është grua ose vajzë.

    Kjo fjalë është e formuar nga rrënjët greke misein (“të urresh”) dhe gynē (“grua”)./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark