×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lila flet për letrën e krerëve të shtetit për Asociacionin

    Insajderi
    23 March 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar pas raportimeve se krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë dërguar një letër raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit.

    Kusari – Lila tha se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim, i cili pritet të bëhet më 27 mars të këtij viti.

    “Procedura standarde është se letra e krerëve të shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’iu përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin e shtetit të ri. Letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur, kurse pjesëve të raportit që iu referohet letra nuk janë pjesë por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyannis”, tha Kusari – Lila.

    Sot në media ka qarkulluar një letër ku thuhet se krerët e shtetit janë zotuar se do ta themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark