×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kusari-Lilën e nervozojnë kërkesat për hetime parlamentare: A jeni tu dashtë mu bo hetues a deputetë, vlla?

    Insajderi
    29 February 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se ka kritikuar mënyrën se si po bëjnë opozitë partitë që janë në opozitë.

    Ajo ka kritikuar kërkesat për pesë komisione hetimore duke thënë se “a jeni tu dashtë mu bo hetuesë a deputetë vlla”.

    “Mënyra e opozitës nga Vetëvendosje ka qenë për kauzat të cilave ata u kanë qëndru besnikë, këtyne u luajnë, sa ia nisin për një çështje, harrohet, vjen një tjetër, harrohet ajo, hajt po mundohen me i kriju do skandale. Pesë kërkesa për komisione hetimore janë, seriozisht po e bëj pyetjen a jeni tu dashtë mu bo hetuesë a deputetë vlla. Na kemi komision hetimor për çështje që është në prokurori. Vetëvendosja ka nisë komisione hetimore për me i çu rastet në prokurori, për me ia ngrit vëmendjen organeve të rendit se diçka nuk është në rregull. Ata kanë nis komisione hetimore masi ka arrestu prokuroria”, tha Kusari në “ZEN”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark