×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kush e vizitoi Astrit Deharin në burg? – Flet nëna e tij

    Insajderi
    03 March 2023 - 00:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhemile Dehari, nëna e Astrit Dehari, i ka përmendur emrat e shokëve të Astrit Deharit, të cilët e kanë vizituar atë në burgun e Prizrenit.

    Vizitat e miqve, sipas saj kanë filluar tek pas tri vizitave të familjarëve.

    “Katër vizitat e para i kemi bërë vetëm familjarët, nuk e kemi ditë që mundemi të marrim të tjerë. Vizitën e katërt, Astriti na tha se katër persona pa marrë parasysh a janë familjarë apo jo”, ka thënë ajo.

    “Në atë vizitë ka qenë Egzon Balaj… në vizitën e dytë ka qenë Emrush Xhemajli, pastaj Hekuran Myrtaj, vizitën e radhës Max Brym, është një gjerman që ka punuar me Arbënorin, e ka njohur Astritin”, ka vijuar ajo.

    Pas këtyre vizitave, sipas saj ka qenë në vizitë Dardan Molliqaj dhe pastaj Sami Kurteshi.

    Ajo tha se në vizitën kur ishte caktuar Sami Kurteshi, kishte kërkuar të shkojë për vizitë Albin Kurti dhe Liburn Aliu, por që nuk kanë pasur mundësi ta vizitojnë për shkak se në rend ishte Sami Kurteshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark