×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video / Emisione

    Kush e vrau Kosovaren? – InDoks sjell dokumentarin ekskluziv për vrasjen e inskenuar si aksident

    Insajderi
    08 April 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjithçka dukej e zakonshme – një veturë godet një shenjë komunikacioni. Shoferi shpëton i gjallë. Pasagjerja në anën e djathtë të veturës vdes. Kështu edhe ishte hapur rasti i parë për vdekjen e Kosovare Kurtajt, një shtetase e Francës që kishte ardhur për pushime në atdhe, Kosovë. Autopsia do të bëhej.

    Trupi i saj pastaj u varros, ani pse qysh në raportin e parë të autopsisë do të ngiteshin shumë pyetje për mënyrën se si vdiq Kosovare Kurtaj.

    Në procesin e autopsisë do të mungonin policët, ani pse ishin urdhëruar nga Gjykata që të prezantonin. Do të mungonin edhe kolegët e tyre nga trafiku.

    Nënës së saj, që ka dhënë një intervistë ekskluzive për InDoks, madje i ishte thënë që edhe rituali i larjes së xhenazës ishte kryer po në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kosovare Kurtaj do të varrosej shumë shpejt pasi përfundoi autopsia. Shumë shpejt pasi ndodhi aksidenti.

    Dhe këtë shpejtësi, sot e sheh si shumë të dyshimtë nëna e saj që ka mbi një dekadë që po e kërkon një përgjigje: Kush e vrau Kosovaren? A u vra vërtetë nga aksidenti? A ishte vrarë me herët dhe aksidenti u inskenua?

    Një hetim për këtë dyshim ka nisur tash e tetë vite- por pa rezultat. Tri prokurore, gra, janë ndërruar, por pa rezultat.

    InDoks në këtë episod i kthehet edhe një herë këtij rasti. Me intervista ekskluzive dhe dokumente të pa publikuara me parë. E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi.TV në YouTube.

    @insajderiinsajderi Gazetarja e Insajderit Donjeta tregon se çka do të transmetohet në InDoks këtë të diel. #InsajderiTV #Donjeta #Shqipet #Kosova #vrasja #KosovareKurtaj #inskenim #aksident #tiktok #viral #FYP #foryoupage #kosovaalbania #gazetare #Ekskluzive #shqipetntiktok #rrëfim ♬ Epic – Joystock

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark