
Biznesmen që merret me sektorin e ndërtimit. Pronar i firmës ndërtimore “Kawa Group”, Valon Vataj është personi që ia ka marrë zemrën këngëtares, Albina Kelmendi.
Albina dhe Valoni tanimë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ishte vet Albina ajo që ndau fotografi në Instagram, e veshur me vello dhe me një mbishkrim të lezetshëm.
“Ti i dhe kuptim jetës sime” ka shkruar Albina në fotografitë bashkë me Valonin.
Menjëherë pasuan komentet me urime nga miqtë dhe ndjekësit e këngëtares.