×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Pranvera Zejnullahu-Raci, drejtuesja e re e SHSKUK-së?

    Insajderi
    02 August 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pranvera Zejnullahu-Raci është emëruar sot ud. drejtoreshë në SHSKUK, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi.

    Krasniqi dha dorëheqje rreth dy vjet pasi ishte emëruar në këtë pozitë pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu në vitin 2020. Dorëheqja e Krasniqit erdhi pas raportimeve javën e kaluar se pritej të shkarkohej nga Bordi Drejtues.

    Organi më i lart drejtues në SHSKUK, në vend të Krasniqit e solli një grua. Pranvera Zejnullahu-Raci, specialiste e gjinekologjisë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.

    Zejnullahu-Raci punon që disa vite në këtë klinikë por asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë pozitë drejtuese ose shefe reparti.

    Ajo ka qenë e angazhuar në disa reparte në këtë klinikë, ndërsa së fundmi ka punuar në Operativë, repart ky i cili udhëhiqet nga Zef Ndrejaj. Ky i fundit është përzgjedhur drejtor klinike dhe pritet të marr mandatin këto ditë.

    Zejnullahu-Raci poashtu është e angazhuar si asistente e rregullt në Fakultetin e Mjekësisë ku merr edhe rrogë primare.

    Bordi Drejtues e ka emëruar atë në pozitën e ud. drejtoreshës së SHSKUK-së, organizatë kjo e cila ka buxhet mbi 160 milionë Euro, dhe përbëhet nga QKUK me mbi 30 njësi, QKSUK, shtatë spitale rajonale, dhjetra qendra kombëtare të shëndetit dhe me mbi 7 mijë punëtorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark