Drama e filluar në Universitetin e Prishtinës (UP) tash e sa kohë, u mbyll me sukses për Lëvizjen Vetëvendosje e militantët e saj dje, shkruan Insajderi.
Pas “shfaqjeve” të orkestruara “aq mirë” për kapjen e plotë institucioneve publike, qershia mbi tortë, padyshim që ishte UP-ja.
Krejt këtë situatë e mundësuan zgjedhjet studentore të këtij viti dhe favorizimet që iu bënë organizatës së lidhur me pushtetin, Studim kritikë Veprim (SKV).
Megjithëse rezultati më i madh i kësaj organizate ndonjëherë ishte për herë të parë këtë vit, prap në listë dolën të dytë.
Duke tentuar që me çdo kusht që të udhëheqin në Parlamentin Studentor, SKV-ja u bashkua me organizatën e tretë për nga rezultati, Reformën.
Kësisoji, edhe pse pa një shpjegim të argumentuar, në një ditë të zakonshme, senatorët student të cilët kishin mandatin deri më 1 tetor të këtij viti, njoftohen se nuk do të votojnë në zgjedhjet për Këshillin Drejtues.
Një vendim i tillë u kundërshtua me çdo formë nga studentët, por, U.D sekretarit, Besfort Krasniqi dhe rektori i UP-së, Naser Sahiti e kishin ndarë mendjen se si do të veprojnë.
Krasniqi përmes një interpretimi u kishte thënë studentëve se nuk do marrin pjesë në këto zgjedhje. Dhe arsyeja e vërtetë që fshihej pas interpretimit, ishte që senatorëve nga SKV t’i jepej mundësia të votonin militantë të Vetvendosjes në krye të Këshillit Drejtues.
Dhe ky plan “korri” suksesin e pritshëm, në detyrën e antarit të Këshillit Drejtues u vendos militanti i VV-së, Rifat Krasniqi.
“Sot, nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me shumicë votash u zgjodha si anëtar i Këshillit Drejtues që është organi më i lartë drejtues i institucionit kryesor të Arsimit të Lartë në Kosovë. Edhe pse asistentët përbëjnë 50% të stafit akademik të UP-së, kjo është hera e parë që një asistent bëhet pjesë e këtij organi”, shkroi Krasniqi.
Pra suksesi i Krasniqit është rezultat i një pjese të konsiderueshme votash nga senatorët studentë, kjo për shkak të lidhjes që të dy palët kanë me VV-në.