×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Albin Kurti, shpëtimtar i popullit”, Policia ndërhynë brutalisht për ta lejuar emërimin e militantit në krye të UP-së

    Insajderi
    24 June 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Drejtues është “ajka” e funksionimit të Universitetit të Prishtinës. Qeveria Kurti me tendencën për të kapur edhe këtë institucion publik është munduar të ndikojë në zgjedhjet studentore këtë vit.

    Organizata Studim Kritik Veprim (SKV) është organizata e cila dirixhohet me vite nga Lëvizja Vetëvendosje, madje themeluesit e saj janë anëtarë aktual të partisë në pushtet.

    Lidhja mes Këshillit Drejtues dhe të Qeverisë Kurti vërtetohen edhe nga postimi i fundit i Rifat Krasniqit, i cili është asistent në Universitetin e Prishtinës. Por, që nga sot përveç kësaj pozite ai do të ushtrojë edhe pozitën e anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së. Kjo pasi ai mori votat e nevojshme nga senati në mbledhjen e sotme.

    “Sot, nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me shumicë votash u zgjodha si anëtar i Këshillit Drejtues që është organi më i lartë drejtues i institucionit kryesor të Arsimit të Lartë në Kosovë. Edhe pse asistentët përbëjnë 50% të stafit akademik të UP-së, kjo është  hera e parë që një asistent bëhet pjesë e këtij organi”, shkroi Krasniqi.

    Krasniqi njihet edhe si përkrahës i madh i kryeministrit Kurti. Në profilin e tij në Facebook shihen disa foto të realizuara krah njëri-tjetrit, duke shprehur kështu mbështetjen e madhe për liderin e VV-së.

    Zgjedhjet e fundit studentore u shënuan me datë 10 të këtij muaji, si organizata më e votuar doli Unioni Demokratik Studentor, duke lënë në vendin e dytë organizatën e dirixhuar nga Vetëvendosje, “Studim Kritik dhe Veprim”, më pas Reformen e organizatat e tjera pjesmarrëse në zgjedhje.

    Ani pse një rezultat i tillë doli si përfundim, SKV dhe Reforma arritën të bëjnë një koalicion që i mundëson udhëheqësinë e Parlamentit Studentor, por, vetëm pas datës 30 shtator të këtij viti.

    Të paktën kështu janë rregullat që u thyen nga U.D sekretar i Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi.

    Krasniqi, në shpërputhje të plotë me Statutin e UP-së si akti më i lartë juridik i universitetit, ka bërë interpretim të Rregullores për Zgjedhjet Studentore.

    Sipas një komunikate për media nga Parlamenti Studentor, pretendohet se Krasniqi duke qenë i shantazhuar, ka vendosur t’i bëjë favore një pjese të udhëheqjes së universitetit dhe disa organizatave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot ka qëndruar përpara ndërtesës së Rektoratit të UP-së, duke bllokuar hyrjen.

    Kjo “qëndresë” e tyre është bërë në mënyrë që senatorët e rinj të UP-së, të mos lejohen brenda ndërtesës së Rektoratit, për të marrë pjesë në Mbledhjen e Senatit, ku është votuar Këshilli i ri Drejtues.

    Ndërkaq, protesta e studentëve u bë për shkak se sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi ka vendosur që tua ndalojë mandatet senatorëve aktual dhe të lejojë të votojnë senatorët e rinjë, pra ata të SKV.

    Policia e Kosovës po ashtu ndërhyri në protestën e sotme duke i larguar studentët dhunshëm nga shkallët e objektit të rektoratit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark