×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kuvendi heq shiritin që ishte vendosur te pjesa e mediave

    Insajderi
    28 July 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e Kuvendit, e ka hequr shiritin që u kufizonte qasjen medieve në seancë. Krejt kjo pas insistimit të gazetarëve e kameramanëve, duke pohuar se do ta bojkotonin përcjelljen e seancës.

    Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

    Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark