Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar të enjten Ligjin antidoping, me të cilin krijohen kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë së Antidopingut KosADA.
KosADA deri më tani ka vepruar në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Përgjegjësitë e KosADA-së janë:
– Testimin gjatë dhe jashtë garave;
– Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;
– Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;
– Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.
Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.