×
Show / Fashion

Ky është aplikacioni për foto që po i “çmend” vajzat

Insajderi
06 June 2019 - 10:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdoruesit në Twitter janë të shqetësuar për efektet që mund të ketë një aplikacion i ri për editimin e fotove që po bën “namin”.

Aplikacioni në fjalë quhet ‘Photolift’ dhe është dizajnuar nga kompania turke e qujatur Mimoza Bilgi Teknolojileri Limited Sirketi.

Për ta përdorur, mjafton të zgjidhni një foto tuajën dhe më pas me opsionet e ndryshme që ofron mund ta ndryshoni kompletësisht veten tuaj në foto.

Kompania që e ka zhvilluar thotë se aplikacioni i tyre është i shkëlqyer për të edituar foto që mund t’i shpërndani në llogarinë tuaj në Instagram, Facebook apo media të tjera sociale.

Por, ajo që po shqetëson më shumë njerëzit është ndikimi që ky aplikacion mund të ketë tek adoleshentët dhe tek vetëbesimi i tyre.

Një temë tjetër shqetësuese është mashtrimi i njerëzve në rrjet, pasi praktikisht ky aplikacion mund t’ju bëjë të dukeni si një yll pasarelash.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark