×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është deputeti i Albin Kurit që ‘për pak ditë’ do të jep dorëheqje GP i LVV-së

    Insajderi
    14 March 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Humolli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralajmëruar largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kështu ka konfirmuar ai për Gazetën Insajderi pak momente më parë.

    “Siç edhe kam deklaruar kur të bëhen dy vite të qeverisë së Albin Kurtit, dhe nëse ajo nuk ndërron, unë do të largohem”, tha Humolli për Gazetën Insajderi.

    “…dhe duket se nuk ka ndërruar – ata mendojnë që e kanë mirë – unë mendoj që nuk e kanë mirë, kështu që për pak ditë do ta bëj të ditur qëndrimin tim”.

    “Sigurisht, nëse kjo [ndryshimi] nuk do të ndodhë – unë do të largohem nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha tutje Humolli për Gazeta Insajderi.

    Humolli dorëheqjen e tij nga GP i LVV-së e kishte paralajmëruar që nga viti i kaluar.

    Në gusht të vitit të kaluar ai kishte thënë për Gazetën Insajderi se “kam përshtypjen se askush nuk është i kënaqur në LVV.

    “Kuvendi është në pushim, për momentin nuk ka ndonjë ndërrim prej asaj që kam deklaruar – tash ta shohim si do të zhvillohen. Unë jam duke e përcjell, dhe jam duke bë përpjeke për të ndryshuar pozitivisht Lëvizja Vetëvendosje – ta shohim sa do të reflektojë. Për momentin nuk është në nivel [v.j.Lëvizja Vetëvendosje] të mundësive që i ka Kosova për ta zhvilluar vendin”, kishte thënë ai për Gazetën Insajderi.

    Kur ishte pyetur nëse ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Humolli pa përmendur emra ka thënë se “askush nuk është i kënaqur”.

    “Kam përshtypjen që askush nuk është i kënaqur me gjendjen në Kosovë, vet gjendja tregon që nuk jena mirë, dhe duhet me reflektu”, ka thënë ai tutje për Gazetën Insajderi.

    Se kush janë të pakënaqurit ende nuk dihet saktësisht, por dihet se Humolli pati paralajmëruar se nëse largohet nga Lëvizja e Albin Kurtit – së bashku me të ‘dëshpëruarit’ e tjerë do ta krijonin një grup të ri parlamentar./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark