×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është drejtori i QKUK-së që u raportua se u kërcënua – Flet për Insajderin

    Insajderi
    09 August 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, ka demantuar lajmin se është kërcënuar, siç u raportua sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Kutllovci në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se në polici kishte raportuar për një rast të komenteve të këqija në rrjetet sociale drejtuar atij, nga një person tjetër.

    Tutje, ai shtoi se se shkrimet e këqija nuk kanë të bëjnë as me punën që e bën si drejtor i Klinikës së Psikiatrisë.

    “Nuk kam qenë i kërcënuar. Kam raportuar një rast të shkrimeve të këqija të rrjeteve sociale për mu. Nuk kam qenë i kërcënuar dhe nuk ka të bëjë me kërcënim, sidomos jo për punën e psikiatrisë, Rastet që i trajtojmë ne, janë raste psikiatrike dhe gjithsesi që mund të ketë komente të ndryshme për ne, kështu që në fund ka qenë raportim i shkrimeve por jo kërcënim”, ka thënë Kutllovci.

    Ndryshe, Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se një udhëheqës pranë klinikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një person tjetër.

    “Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark