×
  • Sport
  • Sport

    Ky është formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare për sfidën kundër Polonisë

    Insajderi
    10 September 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komëbtarja shqiptare do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45. “Air Albania”  do të jetë “Sold-Out” dhe të gjithë do të jetë sy e veshë për të parë një ndeshje spektakolare.

    Barazimi me Çekinë në Pragë para 3 ditësh ka shtuar edhe optimizmin në radhët e kuqezinve, të cilët si asnjëherë më parë janë të motivuardhe gati për të marrë një 3 pikësh që do të çonte kombëtaren një hap larg kualifikimit në Gjermani.

    Sylvinho ka punuar intensivisht me djemtë për këtë sfidë. Sa i takon  formacionit braziliani ka dilema vetëm në krahun e majtë. Në mbrojtje ka një balotazh mes Mitajt dhe Balliut, ndërsa në sulm mes Seferit dhe Uzunit. Mbetet të shihet se cilat do të jetë zgjedhja për këtë takim.

    Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj (Balliu), Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Cikalleshi,  Seferi (Uzuni).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark