×
Show / Fashion

Ky është fshati që shfaqet një herë në vit

Insajderi
11 June 2019 - 10:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fshat në Indi është i dukshëm vetëm një muaj në vit, pasi në pjesën tjetër të vitit, ai zhduken nën ujë. Fshati ndodhet mes dy maleve dhe BBC transmeton se dikur ishte një zonë e begatë dhe pjellore me rreth 3 mijë banorë.

Në vitin 1985, ai pushoi së ekzistuari për ndërtimi e digës së parë të shtetit, e shkatërroi atë.

Çdo vit, megjithatë, në muajin maj, uji ul nivelin e tij dhe në këtë periudhë banorët e vjetër takohen atje. Toka e gërryer, rrënojat e shtëpive dhe strukturave fetare, kanalet e mbushura me ujë, janë ato që krijojnë pamjen e fshatit të zhdukur.

Hinduistët, myslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku. Kishte një tempull qendror dhe disa të vogla, një kishë dhe një xhami myslimane. Fshati ishte gjithashtu vendlindja e një këngëtari të njohur klasik lokal, Mogubai Kurdikar.

Por gjithçka ka ndryshuar që nga lirimi i Goa nga portugezët në vitin 1961. Sekretari i parë, Dayanand Bandodkar, vizitoi fshatin, duke informuar banorët për ndërtimit të digës së parë, duke u thënë atyre se nga kjo vepër do të përfitonte gjithë Goa perëndimore.

Plani ishte ambicioz: diga e ndërtuar do të siguronte rreth 400 milionë litra ujë të pijshëm për përdorime të ndryshme për banorët e Goa perëndimore.

Më shumë se 600 familje – u detyruan të zhvendoseshin në fshatrat e afërta, ku iu dhanë tokë dhe kompensim. Kur fshati shfaqet në muajin maj, komunitetet e krishtera dhe hindu bashkohen me vendin e dikurshëm, duke organizuar festat fetare vjetore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark