Valmir Veliu ka realizuar golin e parë me fanellën e skuadrës së tij të re, Gaziantep.
Futbollisti kosovar ka shënuar për 0:1 në të mirë të skuadrës së tij në ndeshjen miqësore kundër Adana Demirsporit, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi i Kosovës U21 ka shënuar në minutën e 19-të në portën e ekipit turk.
Veliu u transferuar pak kohë më parë te Gaziantep nga Llapi për 180 mijë euro.