×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është i dyshuari që e kërcënoi gazetarin e RTK’së

    Insajderi
    18 March 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar që sot ka marrë prap mesazh kërcënues, pak ditë pasi dikush ia dha flakën garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

    Insajderi ka mësuar se i dyshuari për kërcënimet ndaj gazetarit Selimi është Arsim Limani.

    Pak minuta më parë, Selimi përmes një postimi në Facebook tregoi emisionin që ka qenë shkaku që u demolua prona e tij.

    Ai tha se personi që është arrestuar për kërcënimin ndaj tij është fqinji i tij.

    Ky po del te jete emisioni qe ka shkaktu zjarrin ne shtepine time. I arrestuari i sotem qe eshte fqinj i imi ka lidhje familjare me uzurpatoret e ketyre tokave. Drejtesia duhet ta thote fjalen e saj per kriminelin, kushdo qofte ai“, ka shkruar Selimi në Facebook.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark