Një flamur i vendosur nga serbët në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së parë të Botërorit ndaj Brazilit, bëri jo pak bujë. Aty shihej një hartë me Kosovën si pjesë të Serbisë, çka ka bërë që FIFA të nisë procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.
Sot në konferencën e zakonshme për shtyp u shfaq Marko Grujic, me lojtarin e njohur që u pyet pikërisht për këtë çështje. Neil Barker, gazetari nga “Associated Press” kërkoi të mërrte një përgjigje nga futbollisti, por nuk ia doli dot.
“Pse lojtarët zgjodhën ta vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes” – Pyeti Barker. I menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarit për media nga Federata serbe, Milan Vukovic duke u shprehur se dëshiron të fokusohet vetëm te takimi ndaj Kamerunit.