×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është moti për ditën e sotme

    Insajderi
    14 November 2022 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

    Edhe të martën parashihet mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark