×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Ky është ​orari i finales së Botërorit dhe ndeshja për vendin e tretë

    Insajderi
    14 December 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Franca do të kërkojë që ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës dhe për ta bërë këtë duhet ta mposhtë Argjentinën në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

    Këto dy top-skuadra do të ndeshjen të dielën e 18 dhjetorit në stadiumin “Lusail Iconic”, me fillim nga ora 16:00.

    Franca arriti në finale pasi e mposhti befasinë e madhe të këtij Botërori, Marokun me rezultat 2-0, kurse Argjentina e mposhti Kroacinë me rezultat 3-0.

    Por, para kësaj finaleje, një ditë më parë, të shtunën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Marokut e cila do të jetë e vlefshme për vendin e tretë.

    Kjo sfide do të startojë nga ora 16:00 dhe do të zhvillohet në Khalifa International Stadium”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark