×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është personi që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Rahovec

    Insajderi
    14 June 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vajzë e mitur në Rahovec ka denoncuar në Polici një person, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Edonis Morina, 20-vjeçar.

    Morina dyshohet se ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark