×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi që dyshohet se e dhunoi të miturën në Klinë

    Insajderi
    12 September 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe një rast i dhunimit seksual ndaj një të miture është shënuar në Kosovë. Rasti kësaj radhe ka ndodhur në komunën e Klinës, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se personi që ka dhunuar të miturën është Fabian Shabani.

    Ndaj Shabanit, Prokuroria Themelore në Pejë tanimë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Një rast tjetër i dhunimit ndaj të miturës ka ndodhur edhe në Istog. Viktima dyshohet se u dhunua nga M.Z gjatë muajit të kaluar.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark