×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi që vdiq mbrëmë në rrethana të dyshimta në Pejë, detaje nga policia

    Insajderi
    04 December 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë,  një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete mbrëmë. Mirëpo, ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ai ka vdekur.

    Bëhet fjalë për Blerim Bajraktarin nga Peja. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mbrëmë ekipi i mjekëve që ka dal në vendin e ngjarjes.

    Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i ka thënë Insajderit se pritet të bëhet obduksioni për ta kuptuar nëse kanë të bëjnë me vdekje të dyshimtë.

    “Obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore e përcakton nëse është vrasje apo jo. Një dëshmitare e ka lajmëru rastin”, ka thënë shkurt Rugova.

    Insajderi mëson se rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën.

    Pasi janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark