×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është portali në të cilin lajmet do të moderohen nga roboti

    Insajderi
    08 August 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë lajmet me ndihmën e intelegjencës artificiale.

    Redaktori i portalit, Mili Preleviç, shpjegoi për RSE se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas spikeria virtuale e lexona atë.

    “Ajo nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve”, ka deklaruar ai.

    Ai deklaroi se ata zgjedhin çfarë të duan për të, përfshirë veshjen dhe ngjyrën e flokëve, pra çdo gjë është në dorën e tyre.

    Ky sistem transmetimi ka filluar në fund të muajit korrik të këtij vitit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark