×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është shteti me numrin më të madh të dhuruesve të organeve në botë

    Insajderi
    18 January 2024 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë transplante organesh u kryen në Spanjë vitin e kaluar se kurrë më parë.

    Janë kryer gjithsej 5 mijë e 851 procedura të tilla, që është një rritje prej nëntë për qind krahasuar me vitin 2022, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

    Spanja ka qenë një lider global në transplantimin e organeve për më shumë se tre dekada, dhe ndër arsyet për këtë janë ekzistenca e koordinatorëve të transplantit në spitale, raporton Reuters.

    Në të njëjtën kohë, Spanja ka numrin më të madh të dhuruesve të organeve në botë me një normë prej 48.9 dhurues për milion banorë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark