×
  • Sport
  • Sport

    Ky gjest i tifozëve të Ballkanit i lë pa fjalë kroatët

    Insajderi
    05 October 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ketë tifozë kroatë, shkruan media kroate “Gol Nogomet”.

    “Dinamos do të luajnë kundër Ballkanit në xhiron e dytë të Conference League, por mikpritësi bëri një gjest të bukur.

    Përkatësisht, ata i dhuruan bileta falas minoritetit kroat në fshatin Janjevë të Kosovës për ndeshjen e sotme, kështu që të kaltrit do të kenë tifozë.

    Dinamo u ndëshkua nga UEFA duke i ndaluar BBB-së të vizitojë të gjitha ndeshjet evropiane për shkak të trazirave në Athinë, vetë të kaltrit iu lutën tifozëve me një deklaratë që të mos udhëtonin në Kosovë, por mikpritësi u kujdes që mysafirët të mos ishin krejtësisht pa mbështetje.

    Ndeshja ndërmjet Dinamos dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së dytë do të luhet sot nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, njofton media kroate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark