×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky “good guy” ynë – Haradinaj e thumbon Kurtin: Je tu i urrejtë edhe armiqtë brenda VV-së

    Insajderi
    29 September 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, më konkretisht kryeministrin, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Haradinaj me të dalë në foltore kritikojë ministrat e Kurtit se nga prapa po ia ndërprenë fjalën madje që edhe po e ofendojnë, gjë që sipas tij nga publiku nuk dëgjohet.

    “Sa herë flas prej kësaj foltore nga prapa pengohem dhe në mënyrë të ndryshme me një fjalor jo aq njerëzor, nuk e dëgjon publiku por ai që flet e dëgjon, ka edhe tjerë por spo jau përmendi emrat sot nëse kjo praktikë vazhdon edhe po ju paralajmërojë duhet me ua kthy edhe unë, në atë mënyrë qysh e marr… e ka mundësinë qeveria le të vjen këtu le të thotë atë që ka me thënë”, ka thënë Haradinaj përcjell Insajderi.

    Deputeti i Aleancës duke ironizuar me Kurtin e cilësoi si djalë të mbarë “good guy”, teksa shtoi se ska mbetë kush që ai spo e urren. Ia përmendi edhe “përplasjet” brenda partisë.

    Ai që isha duke iu thënë është shumë e thjeshtë ky “Good Guy” ynë është i keqtrajtum, i urrejtin është rrit tu urrejtën regjimet, ka thënë regjimi i këtij atij prej që është bë regjim u kthy tu i urrejt ata që e kanë pru këtu ku është se nuk i ka mbetur kush me urrejt se tash vet është rregjim“, deklaroi Haradinaj përcjell Insajderi.

    Sipas Hardinajt Kurti e do nënshtrimin, ia përmendi rastin me mësuesit.

    “Kush janë armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit ata duhet me i urrejt me i mujt me i nënshtru ata. Nuk je tu e nënshtru PAN-in je tu i nënshtru mësuesit. Ta tregojnë qejfin kur vinë. I ka gjetur edhe armiqtë e brendshëm të VV-së, do nuk ia votojnë këtë atë”, tha ai përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark