×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky ministër i Qeverisë së Kosovës shkon në veri, kjo është arsyeja

    Insajderi
    15 November 2022 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka shkuar në Veri, saktësisht në Zveçan dhe Zubin Potok.

    Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi vizituan zyrën e gjendjes civile, kurse në Zubin Potok shkuan në shkollën në fshatin Çabër.

    “Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

    Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, ka shkruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark