×
  • Sport
  • Sport

    La Liga, Copa di Italia dhe Wimbledon ekskluzivisht në Artmotion dhe Kujtesa

    Insajderi
    12 May 2021 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Platforma televizive, Artmotion ka fituar të drejtën ekskluzive të transmetimit të La Ligës, Copa di Italia si dhe Wimbledon, shkruan Insporti.

    Këto transmetime do të jenë në një formë të kompletuar, mes bashkëpunimit Kujtesa dhe Artmotion.

    Nga 2021 e deri në 2026 për pesë sezone rresht Artmotion dhe Kujtesa do të jenë adresat e vetme dhe ekskluzive të kampionatit më atraktiv në botën e futbollit, La Liga, e cila do të debutojë këtë vjeshtë.

    Krahas La Ligës, Artmotion po ashtu ka siguruar të drejtën e transmetimit për tre sezone të garës vjetore të Kupës italiane në futboll, Copa di Italia.

    Gjithashtu turneu më i vjetër i tenisit në botë, që konsiderohet më prestigjiozi, Ëimbledon do të transmetohet nga kjo verë, e deri më 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark