×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Sulmi në Banjskë të hetohet plotësisht

    Insajderi
    21 October 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe pas takimit me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq në Beograd.

    Lajcak ka thënë se bashkë me emisarët e tjerë perëndimorë kanë udhëtuar për diskutime të rëndësishme dhe substanciale me Kurtin dhe Vuçiqin.

    Sllovaku ka thënë se në këto takime kanë theksuar që ngjarja e sulmit të Banjskës më 24 shtator duhet të hetohet plotësisht dhe që de-eskalimi dhe normalizimi janë nevoja urgjente.

    Miroslav Lajcak ka thënë se presin nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet e Dialogut.

    “Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark