×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak tregon çka diskutoi me Vuçiqin në Davos

    Insajderi
    17 January 2024 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës.

    Gjatë këtij takimi, Lajçak dhe Vuçiq kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

    Përmes një postimi në X, Lajçak ka thënë se me presidentin serb folën edhe për çështje aktuale urgjente.

    “Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark